BËHU DHE TI PJESË! Rreth Samitit të Studentëve

PLATFORMË GJITHPËRFSHIRËSE

Samiti i studentëve është platforma rinore që mundëson përforcimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e çështjeve të cilat i referohen procesit të përcaktimit të kornizës së ardhshme të zhvillimit kombëtar.
Samiti gjithashtu do të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse për të rinjtë që do t’i lejojë ata të rishikojnë hapat e ndërmarrë, të ndajnë ide, përvoja dhe qasje inovatore për të kontribuar në mënyrë efektive në rezolutën rinore 2020 dhe zbatimin e saj. Ky samit do të sjellë së bashku studentë nga e gjithë Shqipëria për të shkëmbyer pikëpamje, për të shkëmbyer përvoja, për të identifikuar peripecitë e zakonshme në përditshmërinë e tyre dhe për të zhvilluar plane realiste veprimi për të rindërtuar komunitete që plotësojnë nevojat dhe aspiratat e të rinjve.

OBJEKTIVAT

Në tërësi, Samiti i Studenteve do të jetë një pikë takimi për studentet, qeverine, bashkite dhe organizatat e shoqërisë civil, për të identifikuar përparësitë e veprimit për rininë që do të trajtohen në nje axhendë per zhvillimin kombëtar. Ky forum do të forcojë lidhjet e bashkëpunimit midis te rinjve dhe palëve të interesuara dhe të përfshira në politikat rinore. Gjatë dialogut të gjithë pjesëmarrësit do të mblidhen për të adresuar dhe thirrur për veprim objektivat e mëposhtëm:
  • Kultura & Zhvillimi Urban
  • Mjedisi & Rekreacioni
  • Punesimi & Sipermarrja Rinore
  • Aktivizmi & Vullnetarizmi
  • Arsimi & Pakti per Universitetin

PARIMET

Pjesëmarrësit në Samit do të shpalosin një rezolutë të zotimit të të rinjve për të mobilizuar pushtetin vendor dhe qëndror, shoqërinë civile , OJQ-të e saj lokale dhe ndërkombëtare, rrjetet dhe aktivistët, si dhe akademikët, edukatorët, politikë-bërësit, bizneset, duke reflektuar aspiratat dhe ambiciet e të gjithë studentëve, në frymën e moslënies së askujt pas. Kjo axhendë do të hartohet përmes një procesi konsultimi me të gjitha palët e interesuara. Axhenda do të ofrohet për miratim në seancën e fundit të Samitit, dhe do të ndahet gjerësisht me qeverinë dhe shoqërinë civile. Së fundmi, samiti ka një qëllim unik për të prodhuar një rezolutë të përbashkët dakordësie midis shtetit dhe të rinjve për vizionin e përbashkët që ndajmë për Shqipërinë që duam.

Formulari i aplikimit

Emër/Mbiemër:

Email:

Numër telefoni:

Qyteti ku studioni

Zgjidhni universitetin:

Fakulteti:

A keni marrë pjesë më parë në Samitin e Studenteve?
PoJo

Cili është motivimi juaj për të marrë pjesë në Samitin e Studenteve 2020 dhe kush janë pritëshmeritë tuaja nga ky Samit ?

Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në jetën studentore?
Zgjidhni temën:

Axhenda

10:00 Ceremonia Hapëse
Ceremonia Hapëse

Ceremonia Hapëse

Fjala e studentëve përfaqësues për identifikimin dhe adresimin e problematikave aktuale në jetën universitare krahas prezantimit të 5 planprojekteve konkrete që do të realizohen nga Fressh ne vitin e ardhshëm.

11:30 Regjistrimi dhe Orientimi i Pjesëmarrësve
Regjistrimi dhe Orientimi i Pjesëmarrësve

Regjistrimi dhe Orientimi i Pjesëmarrësve

12:00 Diskutimi midis studentëve në temat përkatëse
Diskutimi midis studentëve në temat përkatëse

Diskutimi midis studentëve në temat përkatëse

Diskutimi midis studentëve në temat përkatëse
Në këtë panel do të ndahen eksperiencat personale mbi peripecitë e përditshme me të cilat përballen studentët si edhe do të shpalosen rekomandimet e tyre për të formuluar draftin paraprak të rezolutës studentore 2020.

13:30 Coffee break
Coffee break

Coffee break

14:00 Diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror
Diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror

Diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror

Ky round table vjen si formati ideal për shprehjen e vokacionit studentor ndaj përfaqësuesve të qeverisjes lokale dhe qëndrore, ku me ane te bashkebisedimit palet do të angazhohen drejt dakordesimit të rezolutës përfundimtare.

15:30 Shkrimi i Rezolutes Përfundimtare
Shkrimi i Rezolutes Përfundimtare

Shkrimi i Rezolutes Përfundimtare

Rakordimi i draftit përfundimtar në formatin e unifikuar të një rezolute zyrtare me të gjithë elementet përbërës të saj: background-i ligjor, identifikimi i problematikave aktuale dhe propozimet për zgjidhje ndaj hapave të nevojshme për tu ndërmarrë.

10:00 Fjala Hapëse
Fjala Hapëse

Fjala Hapëse

Shpalosja e rezolutës studentore 2020 në një medium me praninë e instancave më të larta qeverisëse për të sjellë në vëmendje rëndësinë e vazhdimësisë në hapat e ndërmarra për studentët.

11:30 Prezantimi i Rezolutës Përfundimtare
Prezantimi i Rezolutës Përfundimtare

Prezantimi i Rezolutës Përfundimtare

Fjala e përfaqësuesve të ekzekutivit për të theksuar prioritetin e axhendës studentore në planin e zhvillimit Kombëtar.

12:30 Firmosja e Rezolutës nga palët përfaqësuese
Firmosja e Rezolutës nga palët përfaqësuese

Firmosja e Rezolutës nga palët përfaqësuese

Firmosja e rezolutës dhe zotimi për realizimin e axhendës studentore 2020.

Lajme

Aktivizmi rinor si gjenerator i ndryshimit

Kryefjala e këtij Samiti unik ishte aktivizmi rinor. Të rinjtë kanë mundësinë që të kenë impaktin e tyre në cdo fushë dhe kanë mundësinë që të propozojnë zgjidhje për cdo problematikë që ka të bëjë drejtpërdrejt me ta.

Të rinjtë diskutuan se si të përmirësonin ‘Lifestyle-n’ e tyre

Lifestyle, mënyra e të jetuarit të gjithë bashkë në një komunitet të caktuar, sfidat që hasim në shoqëri, ishte një nga temat e Samitit të Studentëve.

Inovacioni si pjesë e përditshmërisë së të rinjve

Inovacioni është fusha që po ndikon në jetën e secilit prej nesh së tepërmi këto kohë. Për këtë arsye dhe Samiti i Studentëve i dedikoi një Workshop të vecantë Inovacionit.